TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Tetor 2025, 09:39

Samiti në Shqipëri, paralajmëron kreu i NATO-s: Sot tastiera është armë lufte

Shkruar nga Pamfleti
Samiti në Shqipëri, paralajmëron kreu i NATO-s: Sot tastiera
Kreu i NATO-s, Mark Rutte

Në konferencën e 3-të të Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s, që po mbahet në Tiranë, kreu i NATO-s, Mark Rutte deklaroi se “sot tastiera është armë lufte”.

“Sot tastjera është armë luftë që shënjestron shoqëritë tona. Aktorë shtetërorë e joshtetërorë punojnë kundër nesh. Në përgjigje të kësaj, NATO vijon të bëhet edhe më e fortë në hapësirën digjitale”, tha Rutte.

Rutte në një një mesazh nga Konferenca e Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s, tha se Aleanca është më e vendosur se kurrë për të forcuar kapacitetet e saj në hapësirën kibernetike dhe për të përballuar çdo kërcënim që sfidon sigurinë kolektive.

“Kundërshtarët tanë e dinë që neni numër 5 mund të aktivizohet edhe nga sulmet klibernetike”, shtoi kreu i NATO-s.

Ai theksoi se NATO disponon një rrjet unik për mbrojtje, që e vendos Aleancën në një pozitë të favorshme për të reaguar me efikasitet ndaj sulmeve kibernetike, të cilat po bëhen gjithnjë e më të sofistikuara dhe të rrezikshme.

“NATO është një aleancë e vlerave të përbashkëta, dhe reagimi ynë do të jetë gjithmonë i menjëhershëm dhe i bazuar në norma”, nënvizoi Sekretari i Përgjithshëm.

Në një kohë kur agresionet kibernetike janë kthyer në një mjet të përhapur i luftës hibride, Rutte tha se qëndrueshmëria dhe bashkëpunimi mes aleatëve është thelbësor.

Ndërsa kryeministri Edi Rama, në konferencëne e Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s, deklaroi se vendi ynë ka pasur 48 sulme kibernetike që kanë lënë gjurmë, por që nuk kanë shkaktuar dëm të madh.

“Qeveritë marrin meritën ose fajin për atë çfarë bëjnë si duhet ose për gjërat që bëjnë gabim, por qeveritë kurrë nuk marrin meritën për ato që parandalojnë të ndodhin. Ajo nuk është vetëm pjesë e misionit, por pjesë e rëndësishme të këtij misioni. Nëse qeveritë do të gjykoheshin përmes të dhënave reale mbi atë se çfarë parandalojnë të ndodhë, besoj se njerëzit do të kishin mendim më të mirë për to” nisi fjalën e tij Rama.

“E pamë veten mes një sulmi kibernetik që synoi infrastrukturën tonë digjitale. Ne kemi investuar në infrastrukturën tonë digjitale për një qëllim të rëndësishëm, në mënyrë që të bëjmë një kapërcim e të lëmë pas krahëve një histori të rëndë ryshfetesh. Dhe kjo infrastrukturë na u sulmua. Kemi pasur 48 sulme gjatë vitit që kanë lënë gjurmë, por fatmirësisht nuk kanë bërë dëme”, shtoi kreu i qeverisë sonë. 

Lini një Përgjigje