TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Tetor 2025, 10:15

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, seanca plenare nis me një minutë heshtje

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, seanca plenare nis me një minutë

Seanca plenare e kësaj të enjteje nisi me një minutë heshtje në nder te gjyqtarit Astrit Kalaja.

Kalaja u vra në krye të detyrën, të hënën më 6 tetor, brenda ambienteve të Gjykatës së Apelit. Ai u qëllua për vdekje nga 30-vjeçari Elvis Shkambi pak momente pasi ky i fundit kishte dhënë vendimin gjyqësor ndaj tij.

Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi dhe deputetët shprehën solidaritetin dhe dhimbjen për humbjen e gjykatësit, duke dënuar ashpër aktin e dhunshëm. Ai tha gjithashtu se gjyqtari Astrit Kalaja i shërbeu me integritet sistemit të drejtësisë.

“Pas konsultimit me grupet parlamentare, vrasja të hënen e gjyqtari Astrit Kalaja, i cili humbi jetën tragjikisht në Gjykatën e Apelit. Vrasja e një gjyqtari u dënua nga të gjithë në vendin tonë. Gjyqtari Astrit Kalaja i shërbeu sistemit të drejtësisë me përkushtim dhe integritet. Në shenjë respekti të mbajmë një minutë heshtje", u shpreh Peleshi.

Lini një Përgjigje