TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Korrik 2023, 22:24

“I dridhej zëri nga frika”, Berisha pas fjalimit të kryeministrit: Flakët e djegësve do të shkrumbojnë karrierën politike të Ramës

Shkruar nga Pamfleti

“I dridhej zëri nga frika”, Berisha pas fjalimit të

Ish kryeministri, Sali Berisha duke komentuar fjalimin që mbajti kreu i qeverisë, Edi Rama, tha se ai është në panik dhe i tmerruar nga përballja me drejtësinë e ish zv/kryeministrit.

Me anë të një reagimi në rrjetin e tij social “Facebook”, Berisha e cilësoi fjalimin e tij si një mashtrim, teksa shtoi se më shumë u mburr para qytetarëve se sa foli për çështjen e Ahmetajt.

Berisha tha gjithashtu se Rama shau me gjuhë ordinere opozitën, pasi sipas tij ishte ajo që e zbërtheu aferën e inceneratorëve.

“Edi Rama foli i tmerruar! I tmerruar dhe në panik nuk shqipëroi as edhe një herë fjalën “djegësa” dhe “arratisje” në fjalimin e tij.

Të dashur miq, Edi Rama pranon me heshtje se qëndron prapa aktit të turpit historik, arratisjes së shekullit së Arben Ahmetaj. Një fjalim të mbushur me mashtrime coprolali për opozitën dhe hipokrizi demagogji për rilindasit e tij hajdutë, me një zë që i dridhej dhe mekej në thellësi, Edi Rama mbajti para shqiptarëve me një fjalim në të cilin përdori çdo fjalë ordineri, përdori çdo ‘unë’ mburraveci frikacak, por nuk guxoi të shqipërojë asnjëherë të vetme arratisjen e zëvendësit të tij Arben Ahmetaj, arratisjen e shekullit, ngjarjen më të turpshme në historinë e shtetit shqiptar, talljen më të madhe me ligjin dhe drejtësinë e një vendi, e cila në vehte përbën dhe krimin më madhor të zëvendësit rilindas hajdut të qeverisë Rama. Edi Rama në fjalën e tij shau me gjuhë ordineri opozitën e cila zbërtheu para shqiptarëve aferën  e tmerrshme të djegsave, si ndërmarrje private të tij. Por ai nuk tha një fjalë të vetme për arratisjen e Arben Ahmetaj nga Shqipëria sepse ai është urdhër-dhënësi i arratisë. Ai nuk përmendi dhe nuk dënoi arratinë e Arben Ahmetaj dhe si një apel për anëtarët e e tjerë të organizatës së tij kriminale, por edhe shteg për veten e tij. Në rast se i kërkon drejtësia duhet ndjekur shembullin e Ahmetaj”, u shpreh ish kryeministri.

Më tej Berisha tha se Rama nuk tha as edhe një fjalë për aferën e inceneratorëvem, që sipas ish kryeministrit nxori të vërtetën në shesh se qeveria funksionon si organizatë e mirëfilltë politike.

Por në fjalën e tij drejtuar rilindasve hajdutë, Edi Rama nuk shqipëroi as dhe një herë të vetme fjalën incenerator apo djegësa sepse për çdo shqiptar është bërë përfundimisht e qartë se  djegesat jane megafera korruptive e shekullit prej 720 milion eurove, nga e cila Rama dhe qeveria e tij dolën lakuriq si organizatë kriminale e mirëfilltë dhe u qartësua si në dritën e diellit se Zoto dhe Mërtiri nuk janë gjë tjetër veçse të punësuar në ndërmarrjen private të djegsave të Edi Ramës, Engjëll Agaçit dhe Erion Velisë. Rama i tmerruar nuk guxoi të shqipërojë një fjalë për djegesat sepse e dinë se ne rast se flakët e tyre përcëlluan Arben Ahmetaj, do të shkrumbojnë dhe kthejnë në hi karrierën e tij politike”, shkruan Berisha.

berisha rama fjalimi

Lini një Përgjigje