
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalimit që mbajti për çështjen e Arben Ahmetajt nuk la pa përmendur edhe opozitën, të cilën e quajti armike të reformës në drejtësi.
Ai lëshoi dhe një paralajmërim për të djathtën, e cila sipas tij e ka ëndërruar këtë moment për të baltosur PS, teksa shtoi se së shpejti do të vij rradha e baltosjes së tyre.
Rama gjithashtu tha se reforma në drejtësi me të gjithë problemet e saj është një deti i cili sipas tij nuk kalohet dot pa u lagur vetë.
“Ndërsa të tjerëve që njihen si armiq të reformës në drejtësi, që janë në një garë të ethshme për gjak, për baltosjen tonë, u them se i mëshiroj për ulësinë e qenies së tyre dhe pres me padurim gjylet e baltës së tyre. Ata që duhet të ishin opozita e këtij vendi janë turpi i këtij vendi dhe nuk habisin më askënd.
Janë gjithnjë e më të humbur e të vrerosur në peshën e tyre. Kjo nuk është dita për të thënë dobësitë e organeve të drejtësisë, apo për të shprehur shqetësimet për ta. Ky det nuk kalohet pa u lagur edhe vetë”, u shpreh Rama.
Lini një Përgjigje