
Sali Berisha duket se është kujtuar në seancën e fundit parlamentare të bëjë opozitë me qeverinë.
Skandalet kanë qenë njëra pas tjetrës, por reagimi opozitar nuk ka qenë fort i ashpër. Për Safet Gjicin, Berisha nuk foli thuajse fare. Ndërkohë për dhunën e Rrajave opozita u bazua vetëm te fjalët.
Më pas u kërkua arrestimi i Ahmetajt dhe sot Rithemelimi ka kërkuar mocion me debat me Ramën. Por problemi është se të enjten e javës që vjen është seanca e fundit parlamentare dhe Kuvendi mbyll derën me çelës.
Në shkresë thuhet se “kërkesa e SPAK për arrestimin ose heqjen e lirisë dhe ushtrimin e kontrollit personal dhe të banesës së ish zv/ministrit Arben Ahmetaj dëshmon edhe një herë që kjo aferë është aq e madhe, sa përfshin edhe organet e qeverisë deri në majën e kupolës ku përfshihen edhe ministra dhe zyrtarë të tjerë dhe kryeministri Edi Rama, pa urdhrin e të cilit kjo aferë nuk do ishte zbatuar”.
Për këto arsye, deputetët kërkojnë mbledhjen urgjente, brenda ditës së premte (sot) të Konferencës së Kryetarëve dhe futjen si çështje e parë në rendin e ditës në seancën plenare të dt 20.7.2023, të mocionit me debat. Me shumë mundësi kjo kërkesë nuk do aprovohet, duke bërë që të kemi të sërish tensione dhe mazhoranca të vijojë me avazin e votimit me shpejtësi të ligjeve dhe deputetët të shijojnë pushimet.
Lini një Përgjigje