TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Korrik 2023, 14:40

Sali Berisha “i shkel syrin” Gazment Bardhit: E duartrokita me zemër pas fjalimit në Kuvend, e meritonte!

Shkruar nga Pamfleti

Sali Berisha “i shkel syrin” Gazment Bardhit: E duartrokita me

Ditën e sotme u miratua në seancën plenare heqja e imunitetit të Arben Ahmetajt. Ish-kryeministri Sali Berisha duartrokiti pas fjalimit të Gazment Bardhit. Në konferencën e përjavshme me gazetarët, Berisha u shpreh se Bardhi i meritoi duartrokitjet pasi u tha shqiptarëve një të vërtetë të madhe. Berisha tha se duartrokitjet i ka bërë me zemër.

“Pse e duartrokita unë Bardhin? E mbylli fjalimin e tij me të vërtetën më të madhe të kësaj afere. U tha shqiptarëve, ndonëse jo me këto terma, por ekzakt, sipërmarrja është e Edi Ramës. Duhet të budallepsësh çdo njeri, çdo institucion që të besosh se ndërmarrja është e Klodian Zotos. Bardhi e tha me qartësinë më të madhe meritonte duartrokitje të plota. I kam bërë me zemër”, tha Berisha.

Po ashtu Berisha u shpreh i hapur të takohet me deputetët e tjerë të PD-së.

“Absolutisht i hapur në çdo kohë jam, ata janë deputetë të PD-së. Thashë, tjetër është skenari i Ramës me Lul Bravën, tjetër janë kundërshtirat brenda PD-së”, tha Berisha.

berisha bardhi ahmetaj

Lini një Përgjigje