Avokati Henrik Ligori është shprehur se ish-ministri Arben Ahmetaj ndodhet në Angli pranë vajzës së tij. Ai tha se Ahmetaj është larguar para se SPAK t’i dërgonte Kuvendit kërkesën për arrestimin e tij. Do të jetë policia e prokuroria që do të verifikojë nëse këto deklarata të jenë të sakta.
"Zoti Ahmetaj ndodhet pranë familjes së tij, pranë vajzës së tij. Do vijë kur të ketë liri", tha ai.
Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot kërkesën për e SPAK për arrestimin e Arben Ahmetajt. 177 deputetë votuan pro, ndërsa 3 deputetë të opozitës abstenuan. Konkretisht, Vangjel Dule, Fatmir Mediu dhe Agron Duka.
Ish zv kryeministri Arben Ahmetaj nuk ishte i pranishëm në Kuvend ndërsa pak para se Kuvendi të mblidhej përmes një mesazhi të postuar në rrjetet sociale shkruante "Luigjit të 16 iu dha 4 ditë kohë para se t'i pritej koka, mua as 24 orë! Dikush më tha 'të duan në burg.
Vetë Rama nuk mbajti asnjë fjalim në Kuvend. U paraqit në seancë por në momentin kur në foltore shkoi Sali Berisha, Rama doli jashtë duke mos dëgjuar as fjalën e Berishës dhe as të kreut të grupit parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi në foltore, por u paraqit vetëm për votim.
Ndërkohë përmes një njoftimi në twitter deklaroi se do të dilte para opinionit publik për të dhënë qëndrimin e tij sot pasdite ora 18:30.
Lini një Përgjigje