TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Korrik 2023, 11:06

Kuvendi i hap rrugë arrestimit të Ahmetajt, 117 vota pro kërkesës së SPAK; abstenojnë Duka, Dule dhe Mediu

Shkruar nga Pamfleti
Kuvendi i hap rrugë arrestimit të Ahmetajt, 117 vota pro
Seanca e sotme plenare

Kuvendi i ka hapur rrugë SPAK të arrestojë ish-ministrin Arben Ahmetaj.

Me 117 vota pro, asnjë kundër dhe 3 abstenime u miratua raporti i mazhorancës në Këshillin e Mandateve, raport që pranon kërkesën e SPAK për të vënë në pranga Ahmetajn dhe për të bërë kontroll në banesën e tij. Ndërkohë ra në sy se ka 3 emra që kanë abstenuar dhe ata janë Fatmir Mediu, Vangjel Dule dhe Agron Duka.

Ajo që bie në sy është se socialistët kanë votuar në rresht për arrestimin e kolegut të tyre. Nga vetë Rama e më pas te Nikolla dhe gjithë të tjerët kanë shtypur butonin jeshil.

Kuvendi i hap rrugë arrestimit të Ahmetajt, 117 vota pro

SPAK e akuzon Arben Amhetajn për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Vetë ish-ministri ka reaguar dje dhe sot duke rrëzuar akuzat. Madje ai sot dërgoi edhe mesazhe të koduara, duke bërë të qartë se po bëhet kurban i drejtësisë.

Në raportin e miratuar, socialistët pretendojnë se SPAK ka bërë si duhet detyrën dhe nuk ka hetim politik në këtë mes.

Gjatë shqyrtimit të kërkesës, nuk rezulton që kërkesa të jetë bërë në kushtet e një ndikimi politik apo të një natyre/ndërhyrje tjetër të padrejtë që të bjerë ndesh me interesat e drejtësisë. Në mënyrë të përmbledhur, të pyetur nga anëtarët e shumicës në Këshill, nëse organi i akuzës është ndjerë i ndikuar nga ndonjë faktor për ushtrimin normal të funksioneve të veta, nëse deputeti është vënë në dispozicion të drejtësisë apo e ka penguar hetimin, nëse institucionet shtetërore apo subjekte të tjera e kanë penguar atë të realizojë detyrat e veta, përfaqësuesit e organit të akuzës u përgjigjën se deputeti Z.Arben Ahmetaj, është vënë në dispozicion të procesit, organi i akuzës nuk ka hasur pengesa në punën e vet, nuk ka patur ndikime të asnjë natyre në ushtrimin e detyrave të organit të akuzës në rastin në shqyrtim, dhe duke qenë se sipas organit të akuzës, ekziston dyshimi i arsyeshëm, bazuar në prova se deputeti ka kryer vepra penale, për nevoja të hetimit dhe për të garantuar rezultat kërkohet dhënia e autorizimit për masat përkatëse sipas kërkesës paraqitur Kuvendit”, thuhet në raport.

Tani SPAK do të jetë në test përballë gjykatës. Tani duhet të bëhet kërkesë në GJKKO për të lëshuar urdhër arresti për Ahmetajn. Më pas SPKA vë në lëvizje policinë, e cila duhet të gjej ish-ministrin.

ahmetaj spak

Dokumenta bashkëngjitur

Lini një Përgjigje