TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Korrik 2023, 10:46

Berisha: Më thërrisni Edi Ramën këtu, tu përgjigjet ai pyetjeve për Ahmetajn

Shkruar nga Pamfleti

Berisha: Më thërrisni Edi Ramën këtu, tu përgjigjet ai

Ish-kryeministri Sali Berisha ka marrë fjalën në Kuvend, ku po mbahet seanca e posaçme për imunitetin e ish. zv-kryeministrit Arben Ahmetaj.

Berisha tha se në mungesë të Ahmetajt, pyetjeve që kanë deputetët  t’u përgjigjet kreu i qeverisë Edi Rama, i cili aktualisht nuk ndodhet në Parlament.

“Në mungesë për shkak të arratisë së zëvendëskryeministrit, i cili duhet të ishte në këtë sallë për t’u përgjigjur pyetjeve, në respekt të parlamentit, në respekt të drejtësisë, në respekt të qytetarëve shqiptarë, unë propozoj që të gjitha pyetjeve t’u përgjigjet bosi i tij, Edi Rama. Ndaj thirreni këtu t’i bëjmë pyetje”, tha Berisha.

Kujtojmë se sot mbahet seancë e posaçme në Kuvend për heqjen e mandatit të ish zv. kryeministrit, Arben Ahmetaj, pasi Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit, SPAK i kërkoi disa ditë më parë dhënien e autorizimit për arrestimin e ish-ministrit Arben Ahmetaj. Edhe pse ishte parashikuar për ditën e hënë PS pranoi kërkesën e opozitës që seanca të zhvillohej sot.

 

sali berisha parlament ahmetaj

Lini një Përgjigje