
Kuvendi i Shqipërisë ka nisur seancën e posaçme plenare ku do të diskutohet kërkesa e SPAK për arrestimin e Arben Ahmetajt. Kryeministri Edi Rama është larguar në momentin që Sali Berisha ka marrë fjalën në foltoren e kuvendit.
Sali Berisha tha në Kuvend se Edi Rama duhet t’iu përgjigjet pyetjeve për Ahmetajn.
"Duhej të ishte në sallë për t'iu përgjigjur pyetjeve në respekt të drejtësisë, qytetarëve propozoj që të gjitha pyetjeve t’iu përgjigjet bosi i tij Edi Rama. Thirreni këtu t’i bëjmë pyetje."-u shpreh ish-kryeministri.
Ditën e sotme Partia Demokratike ka dorëzuar rekomandimin lidhur me kërkesën për arrestimin e Arben Ahmetajt.
Raporti u hartua nga 5 deputetët, anëtarë të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin: Gazment Bardhi, Enkelejd Alibeaj, Greta Bardeli, Saimir Korreshi dhe Ervin Salianji.
Vijon...
Lini një Përgjigje