
Mjeku i njohur Tritan Kalo ka degjeneruar klasën politike në Tiranë dhe Prishtinë. Sot në Kosovë dhe në Shqipëri pati përplasje në Parlament, një skenë e shëmtuar për të gjithë.
Në Kosovë u sulmua kryeministri, teksa deputetët grushtuan mes tyre. Seanca qëndroi e bllokuar deri pasdite. Skenat morën dhenë, pasi bënë bujë kudo. Në Tiranë e njëjta situatë. Munguan grushtet, por skenat e shëmtuara ishin të pranishme. Opozita bllokoi disa herë seancën.
Sipas Kalos, ndërkohë që drejtuesit e UÇK-së çlirimtare po gjykohen në Hagë, me aktakuza të rrejshme të përpiluara në Beograd për faqen më të zezë të shqiptarisë politikanët në Prishtinë e në Tiranë, po shamatohen e po përleshen fizikisht për pak pusht-shtet.
Ai kujton shprehjen e famshme të Gjergj Fishtës se “shqiptarët janë ashtu sikundër i do hasmi”
“TURP dhe vetëm TURP… Në ndërkohë që shovenët serb po bëjnë të pamundurën të gllabërojnë Veriun e Kosovës, të ndihmuar jo pak nga sllavofilët e Brukselit e Moskës…Në ndërkohë që drejtuesit e UÇK-së çlirimtare po gjykohen në Hagë, me aktakuza të rrejshme të përpiluara në Beograd nga genocidistët millosheviçianë serb, të drejtuar tash nga ish-ministri i tij i propagandës Aleksandër Vuçiç, për faqen më të zezë të SHQIPTARISË politikanët në Prishtinë e në Tiranë, po shamatohen e po përleshen fizikisht për pak PUSHT-SHTET…Tash kuptohet qartazi thënia e At Gjergj Fishtës se: “Shqiptarët janë ashtu sikundër i do hasmi”…Quo vadis Shqipëria ime e andej e këndej Drinit!!!”, shkruan Kalo.
Skenat e sotme në të dyja Kuvendet kanë sjellë reagime të shumta. Një pjesë e madhe e qytetarëve u skandalizuan. Edhe pse shqiptarët po mundohen të integrohen drejt BE, duket se kemi mbetur prapa sa i takon politikës. Skenat e sotme në Kosovë, bëheshin në Shqipëri para 20 viteve. Duket se i njëjti mentalitet vijon këtej dhe matanë kufirit.
Lini një Përgjigje