TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Korrik 2023, 19:17

Dosja “Ahmetaj”, Kreshnik Spahiu: Pse opozita nuk ka këllqe të zbresë në shesh

Shkruar nga Pamfleti

Dosja “Ahmetaj”, Kreshnik Spahiu: Pse opozita nuk ka këllqe

Juristi Kreshnik Spahiu është shprehur se pas rastit të ish-ministrit Arben Ahmetaj, opozita duhej të ngrihej në këmbë.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, ai theksoi se opozita s’ka as 100 persona për t’i mbledhur para Kuvendit dhe për të protestuar për çështjen e Ahmetajt.

Praktikisht ne duhet të kishim një popull të mbështetur nga opozita në shesh, por mesa duket opozitës nuk i kanë ngelur as 100 persona  për t’i mbledhur para Kuvendit. Duhet të kishim një qeveri të vënë nën presion për të shkuar në zgjedhjet e parakohshme, në muajin tetor apo nëntor si pasojë e kësaj krize mosbesimi që është krijuar në tërësi tek publiku me aferat e nivelit më të lartë që arrin deri në nivelin e zv.kryeministrit. Minimalisht duhet të kishim një votëbesim të qeverisë në Parlament”, tha ai.

spahiu ahmetaj

Lini një Përgjigje