
Kryeministri Edi Rama duket se i ka harruar hallet e veta dhe tani merret me ato të Kosovës. Sot pati një sherr fizik në Parlamentin e Prishtinës, ku Rama ishte ndër të parët që reagoi. Por duket se nuk është mjaftuar.
Pak më parë ka bërë një tjetër postim në rrjetet sociale. Por Rama duket se harron që politika e Tiranës është shumë më keq. Një ish-ministër është në arrati, ndërsa shumë të tjerë dergjen burgjeve. Sot u arrestua dhe ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, por Rama vijon merret me hallet e Kosovës.
“Më “mbytën” miq nga Kosova pse e paskam mbrojt Albinin, se shishen e parë e paska gjujt Bislimi dhe paska qenë VV që e paska hap kapitullin e dhunës në Kuvendin e Kosovës kur ishte në opozitë! Nuk më duhet kush e ka gjujt shishen e parë, mbase keni të drejtë ju, mbase jo, por nëse demokracia parlamentare katandiset në kush gjujti i pari atëherë kemi një problem edhe me kuptimin e demokracisë, edhe me kuptimin e këtij momenti kyç për Kosovën, e cila nuk ia ka borxh askujt besoj shfaqjen skandaloze të ditës së sotme.
Dhe si dikush që e di mirë se sa poshtë ka rënë Kosova në sytë e krejt botës demokratike për shkak të qasjes së gabuar të qeverisë së saj, unë vazhdoj mendoj se çka ndodhi sot është e turpshme dhe jam i bindur se justifikimi i asaj shëmtie nuk e ndihmon, po e dëmton ende më shumë reputacionin e Kosovës, prandaj thashë dhe e them prapë se uroj që opozita të distancohet nga një shëmti e tillë!”, shkroi ai.
Lini një Përgjigje