
Pas shumë debateve të ashpra në Kuvend ku opozita kërkoi që në rend të ditës sot të futej çështja Ahmetaj, maxhoranca duket se është tërhequr.
Konferenca e Kryetarëve vendosi që seanca për votimin e kërkesës së SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj të mbahet nesër.
Mësohet se seanca do të mbahet nesër në orën 10:00, ku do të ketë dy raporte për këtë çështje.
Kujtojmë se seanca e posaçme ishte parashikuar për ditën e hënë, ndërsa PS aprovoi sot kërkesën e opozitës dhe në këtë mënyrë do të zhvillohet nesër.
Lini një Përgjigje