TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Korrik 2023, 13:42

" I morët zgjedhjet me Rrahmanët e politikës e biznesit", Tabaku shpërthen ndaj mazhorancës: Jeni njolla më e madhe e këtij vendi!

Shkruar nga Pamfleti

" I morët zgjedhjet me Rrahmanët e politikës e

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar me tone të ashpra teksa ka komentuar situatën e ndodhur në Krujë javën e kaluar ku pjesëtarë të fisit Rraja dhunuan dy kushërinjtë Bilbil dhe Jashar Maja pas sherrit për guroren.

Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Tabaku u shpreh se sot në qytetin e Kruës janë 50 gurore duke theksuar se Rrahmanët e biznesit kanë kapur parlamentin. Më tej, deputetja demokrate shton se parlamenti shqiptar është mbuluar nga turpi duke shtuar se kriminelët duhet të largohen nga ajo sallë.

“A ka kapje shteti më të madhe. A ka krim të madh se një shtet i tërë të ketë shkruar kontrata koncesionesh. Kjo vjen edhe pas skandalit të Rrahman Rrajës në Krujë, ku i forti në politikë dhe biznes ia del duke ardhur në parlament dhe duke mos folur asnjëherë. Për këtë janë zgjedhur në parlament. 50 gurore janë në qytetin e Krujës. Çfarë ndodhi me sistemin që ju do rrëzonit? Rrahmanët e politikës dhe biznesit sot kanë kapur parlamentin.

Të isha deputet i PS sot do kisha ulur kokën dhe do i kisha kërkuar ndjesë shqiptarëve. Ministria e Financave duhet të fliste si ka lejuar një kompani nën hetim që të marrë një koncesion. Kushdo që ka qenë në Komisionin Hetimor të Inceneratorëve dhe i ka mbrojtur ata duhet të kërkojë ndjesë. Me çfarë lartësie morale flet Ulsi Manja kur ka dosje në prokurori. Kjo është mënyra si partia socialiste ka fituar, me Rrahmanët e Krujës dhe biznesit. Unë besoj që nga PS ka edhe shumë kolegë të ndërgjegjëshëm që kanë refuzuar të firmosin.

Ata që nuk janë bërë pjesë e ksaj sot duhet të ngrenë zërin dhe të kërkojnë që në rendin e ditës të votohet kërkesa për heqjen e imunitetit të Arben Ahmetajt. Sot Shqipëria ka një njollë turpi. Kjo është njolla e parlamentit. Ka ardhur momenti që në politikën shqiptare t’i ndajmë gjërat. Diçka e di me siguri që turp më të madh që ka mbuluar parlamentin shqiptar, ata duhet të largohen me turp nga ky parlament”, deklaroi Tabaku.

tabaku mazhoranca zgjedhje rrahmanet

Lini një Përgjigje