TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Korrik 2023, 13:09

Tensione në Kuvend, ndërpritet sërish seanca

Shkruar nga Pamfleti

Tensione në Kuvend, ndërpritet sërish seanca

Seanca plenare në Kuvend është ndërprerë për herë të dytë. Teksa Celibashi sipas rendit të ditës duhet të flasë, opozita e kundërshtoi dhe nuk e la të flasë.

Teksa në foltoren e Kuvendit qëndronte kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, deputetët e opozitës kanë kundërshtuar këtë procedurë, pasi kërkojnë që të flasin për çështjen ‘Ahmetaj’.

Duke u përballur me këtë situatë, Nikolla ka ndërhyrë dhe ka kërkuar 5 minuta pushim, duke u ndërprerë për herë të tretë.

Opozita lëshoi akuza në drejtim të qeverisë dhe të kryeministrit Edi Rama, ndërsa kërkoi praninë e këtij të fundit në seancë për të dhënë llogari.

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, deklaroi se nuk ka asnjë vonesë nga ana e Kuvendit apo Këshillit të Mandateve për shqyrtimin e kërkesës së SPAK për arrestimin dhe kontrollin e banesës së Arben Ahmetaj. Sipas Nikollës, kërkesa e SPAK ndonëse mban datën 7 korrik mbërriti në Kuvend në datë 10, i cili më pas nisi të gjitha procedurat sipas ligjit.

Ju bëj me dije se kërkesa e SPAK, është depozituar më 10 korrik edhe pse mban datën 7. Këshilli i Mandateve bëri menjëherë dy mbledhje. Mbrojtja kërkoi kohë, i dhamë jo më shumë se një ditë kohë. Megjithëse rregullorja tha duhen dy javë për raportet, ne po veprojmë shumë shpejt. E njëjta procedurë është ndjekur dhe për Tahirin. Nuk ka asnjë deformim dhe vonesë që doni të hidhni mbi Këshillin e Mandateve dhe Kuvendin”, tha Nikolla.

tensione në kuvend

Lini një Përgjigje