TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Korrik 2023, 11:59

Korreshi shpërthen ndaj Felajt: Të dalë urgjentisht jashtë, s’mund të përdorë fjalor rruge!

Shkruar nga Pamfleti
Korreshi shpërthen ndaj Felajt: Të dalë urgjentisht jashtë,
Saimir Korreshi

Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi, ka reaguar ashpër ndaj mospranimit të kërkesës së dorëzuar nga opozita, të cilët kërkuan ndryshimin e rendit të ditës dhe votimin e kërkesës së SPAK-ut për arrestimin e Arben Ahmetajt.

Me tone të larta ai tha se kjo është një situatë e turpshme, duke iu drejtuar nënkryetares së Kuvendit, Ermonela Felaj. Ai kërkoi që të dalë jashtë Kuvendit, pasi përdor fjalor aspak etik.

“Është e turpshme, nuk e vendos ti kush deputet duhet të flasë dhe kush jo. Kjo zonja këtu duhet të dalë jashtë, urgjent se fjalor rrugaçësh e rruge këtu nuk mund të përdorë. Shoku Ramë na mori malli ta shohim, ta përqafojmë lartmadhninë të marrë defin e ti bashkohet ansamblit të Myzeqesë”, tha Korreshi.

Felaj tha se opozita është e frustruar dhe se i meritojnë të gjitha etiketimet që përdori, pasi ishte deputetja socialiste e cila ofendoi e para Bardhin duke i thënë palaço.

korreshi felaj kuvend

Lini një Përgjigje