
Teksa foltorja është bllokuar sot nga deputetët e PD-së, Saimir Koreshi kërkoi marrjen e masave për këdo që flet me gjuhë rruge.
Duke ironizuar, Korreshi tha se e kishte marrë malli për kryeministrin Rama.
“E turpshme nga ana juaj se si e drejton seancën. Unë jam anëtar i Sekretariatit të Etikës. Këta duhet të dalin jashtë, se fjalor rruge nuk duhet të përderen kështu. Shokun Edi Rama na mori malli. Turp të keni!”, u shpreh ai.
Ndërkohë, Noka me gjuhë të ashpër i kërkoi Felajt që të dilte jashtë.
“Rrugaçe, nuk duhet të jesh këtu. Ik nga Kuvendi", tha Noka.
Lini një Përgjigje