TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Korrik 2023, 11:43

Zë vendin e Rrahman Rrajës, deputeti socialist betohet mes tensioneve në Kuvend

Shkruar nga Pamfleti

Zë vendin e Rrahman Rrajës, deputeti socialist betohet mes tensioneve

Arkend Balla është deputeti socialist që i bashkohet ligjvënësve të maxhorancës duke zënë vendin e Rrahman Rrajës në Kuvend.

Betimi i tij u bë mes kaosit dhe protestës së deputetëve të opozitës të cilët kërkuan të ndryshojë rendi i ditës për të diskutuar për mandatin e Arben Ahmetajt dhe dhunën e Rrajave.

Balla vjen në Kuvend pas largimit të Rrajës, i cili dha dorëheqjen për shkak të dhunës që pjesëtarë të fisit të tij ushtruan ndaj dy pjesëtarëve të fisit Maja në Krujë.

deputet tensione kuvend

Lini një Përgjigje