TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Korrik 2023, 12:23

Deputetët e PDK-së goditën Kurtin në Kuvend, reagon Rama: Turp që i bën dëm Kosovës edhe ndërkombëtarisht!

Shkruar nga Pamfleti
Deputetët e PDK-së goditën Kurtin në Kuvend, reagon Rama:
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në mbrojtje të Albin Kurtit pasi u godit nga deputetët e PDK-së në seancë plenare. Rama thotë se është e turpshme që në një seancë ku kundërshtia është demokratike e bëhet me fjalë e ide të përdoren grushte e sharje.

"Të mos jesh dakord me kryeministrin është demokratike, ta shprehësh kështu kundërshtinë është të njollosësh veten, zgjedhësit e tu dhe krejt shtetin me një turp që sot i bën dëm Kosovës edhe ndërkombëtarisht, më shumë se sa çfarëdo qëndrimi politik që po ia kundërshton kryeministrit! Imagjinojini si ndjehen aleatët dhe miqtë e pazëvendësueshëm të Kosovës e të shqiptarëve, kur shohin se si kapen për fyti shqiptarët, aty ku duhet të luftohet me ide e me fjalë, jo me sharje e me grushta! Uroj shumë që opozita të distancohet nga kjo sjellje e turpshme dhe t’i shërbejë Kosovës me forcën e shembullit, jo me shembullin e forcës!"-ka shkruar Rama.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është goditur nga deputetët e PDK-së në parlamentin e Kosovës teksa po fliste për sitiatën në veri të vendit. Dy deputetët Mërgim Lushtaku dhe Hajdar Beqa kanë hedhur fillimisht ujë ndaj Kurtit dhe Bislimit dhe më pas përplasja ka agravuar në dhunë fizike.

edi rama përplasja fizike në kuvendin e kosovës

Lini një Përgjigje