
Me tensione po shoqërohet seanca e sotme plenare në Kuvend. Teksa në foltoren e Kuvendit qëndronte kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, deputetët e opozitës kanë kundërshtuar këtë procedurë, pasi kërkojnë që të flasin për çështjen ‘Ahmetaj’.
Ilirjan Celibashi, duhet të raportonte për 14 Majin, deputetët opozitarë kanë rrethuar foltoren duke mos lejuar që seanca të vijojë. Duke u përballur me këtë situatë, Nikolla ka ndërhyrë dhe ka kërkuar 5 minuta pushim.
Ndërkohë, Bardhi i bëri kërkesë Nikollës që të hidhet në votim kërkesa e opozitës. Kjo kërkesë kërkon Ramën në kuvend si dhe për t’u futur në rend dite çështja Ahmetajt në mënyrë që t;i hapet rrugë arrestimit të tij sipas kërkesës së SPAK.
Duke rrëzuar kërkesën e PD-së, Bardhi thotë se indirekt PS pranon se u bë pengesë e drejtësisë.
“Hidheni në votim kërkesën tonë për të futur në rend të ditës raportin e opozitës për kërkesën e SPAK. Rrëzojeni, por të shënohet në procesverbal se deputetët e mazhorancës i dhanë Arben Ahmetaj 4 ditë kohë për të intimiduar prokurorët dhe të prishë provat. Po bëheni pengesë e drejtësisë.”, tha Bardhi.
Lini një Përgjigje