TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Korrik 2023, 16:43

Tjetër rokadë në selitë diplomatike, Rama propozon Petrit Malajn për ambasador në Kosovë

Shkruar nga Pamfleti
Tjetër rokadë në selitë diplomatike, Rama propozon Petrit
Edi Rama dhe Petrit Malaj

Qeveria ka vendosur të bëjë të tjera ndryshime në selitë diplomatike. Pasi Bajram Begaj dekretoi ndryshimet në 12 ambasada, qeveria ka dërguar në Kuvend edhe 3 emra të tjerë.

Mësohet se Petrit Malaj është propozuar për ambasador në Kosovë. Bëhet fjalë për aktorin e famshëm. Si duket ai tani do të kalojë nga kinematografia e teatri, te bota diplomatike. Duhet theksuar se pak ditë më parë u emëruan ambasadorë disa ish-deputetë, si dhe gazetari Mustafa Nano.

Ndërkohë mësohet se qeveria ka vendosur që ambasadori Qirjako Qirko të lëvizë nga Britania e Madhe në Hungari.

Ndërsa Bardhyl Canaj, nga Izraeli do të kalojë ambasador në Serbi.

rama malaj ambasador

Lini një Përgjigje