
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku tha se opozita ka denoncuar aferën e inceneratorëve që në 2018 dhe se ngriti një komisionin që i shërbeu SPAK për të hetuar këtë aferë.
Në një intervistë për emisionin “Now” në “Euronews Albania”, Tabakut tha se tensionet sot në Kuvend erdhën vetëm pas vendimit të mazhorancës për të mos votuar heqjen e imunitetit të Arben Ahmetajt, siç kërkoi me ngulm SPAK.
“Gjërat nuk janë kaq të thjeshta. Jemi sulmuar për dhe çfarë nuk është thënë për të pengua opozitën. Sot ai raport i Komisionit Hetimor është kthyer në padi. Çdo gjë që kemi thënë është vërtetuar. Sot debati në Kuvend duhet të ishte shumë i thjesht. SPAK ka sjellë një dosje, sot parlamenti duhet të votonte vendimin e Këshillit të Mandateve sot. Drejtuesin i SPAK ka thëne se po ndërhyhet mbi provat dhe po bëhet presion mbi dëshmitarët ndaj është imediate që kjo të bëhet menjëherë. Parlamenti duhet ta kishte vënë sot në seancë plenare. Sot nuk do kishte debat nëse parlamenti duhet të kishte bërë atë që kërkonte SPAK. Parlamenti sot nuk duhet të ishte bërë mburojë. Në sajë të komisionit hetimor sot është vendosur një standard tjetër”, tha Tabaku.
Lini një Përgjigje