TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Korrik 2023, 21:13

Taulant Balla merr në dorë Ministrinë e Brendshme, mazhoranca miraton dekretin e presidentit

Shkruar nga Pamfleti

Taulant Balla merr në dorë Ministrinë e Brendshme, mazhoranca

Taulant Balla është emëruar ministër i Brendshëm. Kuvendi ka miratuar dekretin e Presidentit me 75 vota pro, 16 kundër dhe 1 abstenim.

Taulant Balla është padyshim emri që është akuzuar më shumë nga të gjithë në radhët e PS, për lidhje me persona me të shkuar kriminale. Skandali tjetër është se Rama largoi Bledi Çuçin, burrin e ish-bashkëjetueses së tij për shkak të Rrahman Rrajës, ndërkohë që në këtë post ka dërguar shokun e Rrahmanit.

Të gjithë e mbajnë mend skandalin me Xhisiela Malokun, e cila denoncoi djalin e deputetit tashmë të dorëhequr, për dhunë shtazarake. Polici Emiljano Nuhu ishte ai i cili guxoi dhe pranoi dëshminë e saj, duke fundosur djalin e deputetit. Mirëpo, ai tregoi se i kishte shkuar në zyrë Taulant Balla dhe i kishte kërkuar që të mbyllej dosja. Sot polici ka përfituar azil jashtë.

“Ata kanë qenë në komisariat dhe detaji që unë kam nga zyra ime janë fjalët e tyre, që ata më kanë thënë me ironi, që janë shprehur nga deputeti Taulant Balla dhe Artur Bushi që: ‘hiqe pistoletën nga koka e oficerit se nuk i bën oficeri këto gabime’ dhe kam qenë nën trysninë e armës së zjarrit brenda zyrës sime”, ka treguar ai. Pra e gjitha ka ndodhur në sy të Taulant Ballës.


Por CV-ja e Taulant Ballës nuk mbyllet me kaq. Ai ka pasur lidhje të ngushta me Edmond Begon, një person i dënuar për trafiqe. Berisha e ka akuzuar se ka kryer mbi 52 udhëtime me avion me të. Po ashtu ai është akuzuar për lidhje me Gentian Sharrën dhe Suel Çelën në zonën e Elbasanit.

“Bomba” kundër tij u hodh pak muaj më parë nga Ardian Çapja. Gjatë gjyqit, ky i fundit deklaroi se Balla ka qenë nën përgjim nga prokuroria për masakrën e 3 shkurtit të 2016-ës, ku kanë mbetur të vrarë anëtarë të fisit Çapja.

Më pas dolën fakte se ai ka qenë vërtetë nën përgjim, por prokurori urdhëroi më pas të asgjesohej përgjimi. Çdo gjë u zhduk

Lini një Përgjigje