Vetëm tri vota kanë qenë abstenim lidhur me lejimin e arrestimit të Arben Ahmetajt nga ana e SPAK ditën e sotme në Kuvend.
Ato kanë qenë të Agron Dukës, Fatmir Mediut dhe Vangjel Dules. Vetë Duke për “Ora News” tha se është i paqartë.
“Sepse jam i paqarte, sipas meje nëse ministrat fajësohen për procedura atëherë nuk duhet te konsiderohen politike, por teknike gjë që është e pamundur. Nga ana tjetër nëse Ahmetaj, apo kushdo qofte ai, ka përvetësuar para publike natyrisht duhet të dënohet. Mua më duket që po merr formë gjykimi për procedura dhe kjo, sipas meje, është gabim dhe së fundmi abstenimi nuk është kundra”, tha ai.
Kuvendi i Shqipërisë i ka hapur rrugë arrestimit të ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj. Në seancën e posaçme plenare, 177 deputetë votuan pro kërkesës së SPAK për arrestimin e Ahmetajt, duke i hequr kështu imunitetin e deputetit. Përveç Dukës, abstenuan edhe Vangjel Dule dhe Fatmir Mediu.
Lini një Përgjigje