
Kryeministri Edi Rama ka vendosur të thyejë heshtjen për akuzat ndaj Arben Ahmetajt. Kuvendi miratoi kërkesën e SPAK dhe vetë Rama nuk pranoi të fliste. Ai i ka dhënë vetes 7 orë kohë që të përgatitet. Në orën 18.30 ai njofton se do i drejtohet publikut me një mesazh, ku me siguri do të thotë se kush ha dardha pas shpine duhet të përgjigjet.
“Pasdite në 18.30 do t’i drejtohem opinionit publik me një adresim për votimin e sotëm në Kuvend”, shkruan Rama.
Kuvendi miratoi me 117 vota pro kërkesën e SPAK, ndërsa 3 deputetët Vangjel Dule, Fatmir Mediu dhe Agron Duka abstenuan.
Lini një Përgjigje