Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar sërish protesta pasi Kuvendi aprovoi kërkesën e SPAK për t'i hapur rrugë arrestimit të Arben Ahmetajt.
“Ne duhet t’u drejtohemi qytetarëve, do u drejtohemi shqiptarëve për të kërkuar largimin e kësaj qeverie me protesta. Kjo është një aferë e tmerrshme. Nuk ka shoqëri, popull që mund të tolerojë këtë aferë. Do të bëhen negociata me forca të tjera të opozitës”, tha Berisha.
Kuvendi i Shqipërisë i hapi sot rrugë arrestimit të ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj. Në seancën e posaçme plenare, 117 deputetë votuan pro kërkesës së SPAK, duke e autorizuar të vijojë procedurën për arrestimin e Ahmetajt dhe lejimin e kontrollit të banesës. Surpriza ishin 3 ligjvënësit e opozitës, Vangjel Dule, Agron Duka dhe Fatmir Mediu, të cilët abstenuan.
Kryeministri Edi Rama dhe 9 ministra kanë votuar pro kërkesës së SPAK.
Ish zv kryeministri Arben Ahmetaj nuk ishte i pranishëm në Kuvend ndërsa pak para se Kuvendi të mblidhej përmes një mesazhi të postuar në rrjetet sociale shkruante "Luigjit të 16 iu dha 4 ditë kohë para se t'i pritej koka, mua as 24 orë! Dikush më tha 'të duan në burg'.
Lini një Përgjigje