TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Korrik 2023, 19:22

Rama krahason rastin e Tahirit me Ahmetajn: Në 2017 prokuroria erdhi si lexuese gazetash

Shkruar nga Pamfleti

Rama krahason rastin e Tahirit me Ahmetajn: Në 2017 prokuroria erdhi si

Kryeministri Edi Rama ka bërë një krahasim mes rastit të Saimir Tahirit dhe atij të Ahmetajt. Në rastin e Tahirit, Kuvendi e refuzoi prokurorinë. Rama shprehet se në atë kohë organi i akuzës shkoi në Kuvend si lexuese gazetash. Ndërkohë për rastin e Ahmetajt është bindur nga dosja e SPAK.

Nuk më takon mua të them nëse Arben Ahmetaj është fajtor apo i pafajshëm, por ndryshe nga një rast i disa viteve më parë, kur ishim të bindur se kërkesa e prokurorisë duhej kufizuar dhe ashtu bëmë, rasti i sotëm ishte një rast kur kërkesa e prokurorisë duhej miratuar pa asnjë ndryshim. Sepse ndryshe nga atëherë, kur Prokuroria erdhi në Kuvend si lexuese gazetash të mëngjesit, pa bërë asnjë hetim, këtë herë na u vu përpara dosja e një pune voluminoze hetimore. Në mos e provoftë fajësinë e deputetit, çka mund dhe do ta thotë vetëm gjykata, ajo dosje krijon përshtypjen se ka dyshime të mjaftueshme, për të mos e ndaluar autorizimin e kërkuar nga SPAK-u për Kuvendin”, u shpreh ai.

 

rama tahiri ahmetaj

Lini një Përgjigje