
Kryeministri Edi Rama duket se është krenar me arrestimet në radhët e PS. Ndonëse janë shumë emra në burg dhe Ahmetaj është në kërkim, Rama ka kërkuar nga ata që i rrinë pas të mos e ulin kokën dhe të ecin vetëm përpara.
“Nuk mundtë ketë një drejtësi me dy kokë. Një për të dobëtit dhe një për të fortët. Prandaj kokën lart dhe vetëm përpara”, tha ai.
Sipas tij, fakti që për herë të parë në historinë mbi 30-vjeçare të trazicionit po humbasin pushtetin mbi drejtësinë, është meritë e qeverisë së majtë dhe vullnetit të PS.
“Fakti që për herë të parë në 30 vjet tranzicion të pushtetshmit po humbasin pushtetin mbi drejtësinë përtej rezervave e ka zanafillën te kjo shumicë që qeveris, te vullneti i PS, te këmbëngulja, vendimmarrja jonë, më e guximshmja në historinë e politikës për t’i hyrë detit në këmbë për drejtësinë për shqiptarët. Të vetëdijshëm që ky det nuk kalohet pa u lagur vetë, madje edhe pa rrezikuar për t’u mbytur”, tha Rama.
Lini një Përgjigje