TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Mars 2025, 21:09

Godet Tërmeti i Edi Ramës: Do ta çoj Tepelenën dhe Gjirokastrën në BE

Shkruar nga Pamfleti
Godet Tërmeti i Edi Ramës: Do ta çoj Tepelenën dhe
Tërmet Peçi-Rama

Edhe pse ka kaluar 12 javë nga prezantimi i kandidatëve, Tërmet Peçi është kujtuar sot të reagojë.

Rama futi kandidat në zonën e Gjirokastrës, duke e detyruar të japë dorëheqjen nga posti i kryetarit të Bashkisë në Tepelenë. Tërmeti, i cili njihet për retorikën e tij, premton se do ta fusë Tepelenën dhe Gjirokastrën në BE.

Kam dorëzuar dorëheqjen time si Kryetar i Bashkisë Tepelenë dhe njëkohësisht i jam përgjigjur ftesës së Kryeministrit, z. Edi Rama, për të qenë pjesë e garës më 11Maj, e për të përfaqësuar Tepelenën dhe gjithë qarkun Gjirokastër në Kuvendin e Shqipërisë. Ky është një privilegj i madh për mua, por mbi të gjitha një përgjegjësi e madhe ndaj jush, tepelenasve kudo ku ndodheni, që keni parë shpresën tek ne – tek unë, tek Kryeministri dhe tek Partia Socialiste.  Mirënjohje përulësisht për mbështetjen tuaj! Jam i bindur se do të jemi sërish bashkë për një betejë edhe më të madhe dhe më të bukur! Për ta çuar Tepelenën, Qarkun Gjirokastër dhe Shqipërinë më shpejt në familjen e madhe evropiane”, shkruan ai.

Lini një Përgjigje