TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Mars 2025, 19:56

Në Tiranë e shkarkuan, DASH nxjerr blof Berishën: Yuri Kim me detyrë të re, emërohet Këshilltare e Lartë!

Shkruar nga Pamfleti

Në Tiranë e shkarkuan, DASH nxjerr blof Berishën: Yuri Kim me

SHBA bën me "dhimbje koke" Saliun, Kim jo vetëm që nuk është shkarkuar, por ka marrë detyrë të lartë...

Departamenti Amerikan i Shtetit ka nxjerrë blof Sali Berishën dhe të gjithë mediat krah tij. Dje dhe pardje ka plasur festa në PD, pasi të gjithë deklaronin se Trump ka shkarkuar Yuri Kimin nga detyra e Zëvendës Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike.

Po ashtu në faqen zyrtare të DASH ishte hequr biografia e Kim. Disa media shkuan deri aty sa njoftuan se kjo e fundit ka pranuar largimin me negocim për t’i shpëtuar hetimit.

Por një lajm bombë ka ardhur nga përtej Atlantikut. DASH ka ripublikuar biografinë e Yuri Kim dhe bën me dije se ajo ka marrë një detyrë të re. Kim është emëruar Këshilltare e Lartë për Efiçencë dhe Përgjegjësi në Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike.

Yuri Kim është Këshilltare e Lartë për Efiçencë dhe Përgjegjësi në Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike. Më parë, ambasadorja Kim ishte Zëvendës Ndihmës Sekretare Kryesore e Byrosë nga viti 2023 deri në vitin 2025. Një diplomate karriere, Ambasadorja Kim ka punuar në sfidat kryesore të politikës së jashtme dhe sigurisë kombëtare në Evropë, Azi dhe Lindjen e Mesme. Ajo ka qenë ambasadorja e SHBA-së në Republikën e Shqipërisë nga viti 2020 deri në vitin 2023, e nominuar nga Presidenti Trump dhe e vazhduar nën Presidentin Biden”, theksohet në biografi.

Në Tiranë e shkarkuan, DASH nxjerr blof Berishën: Yuri Kim me
Njoftimi i DASH

Kjo lëvizje duket se është një “dhimbje koke” për Berishën. Demokratët menduan se Trump e degdisi Kim, por harrojnë se ishte ai që e solli ambasadore në Tiranë, sikundër specifikohet dhe më sipër. Prania e saj në DASH venit dhe shpresat e Berishës për t’i hequr “non gratën”.

Njoftimi i DASH

Yuri Kim është Këshilltare e Lartë për Efiçencë dhe Përgjegjësi në Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike. Më parë, ambasadorja Kim ishte Zëvendës Ndihmës Sekretare Kryesore e Byrosë, nga viti 2023 deri në vitin 2025.

Një diplomate karriere, ambasadorja Kim ka punuar në sfidat kryesore të politikës së jashtme dhe sigurisë kombëtare në Europë, Azi dhe Lindjen e Mesme. Ajo ishte ambasadore e SHBA në Republikën e Shqipërisë nga viti 2020 deri në vitin 2023, e emëruar nga Presidenti Trump dhe në vazhdim nën Presidentin Biden. Para kësaj, ajo ishte drejtore e Çështjeve të Europës Jugore, përgjegjëse për Turqinë, Greqinë, Qipron dhe rajonin e Mesdheut Lindor; drejtore e Qendrës për Studimin e Sjelljes së Diplomacisë; dhe drejtore e Zyrës së Sigurisë Evropiane dhe Çështjeve Politiko-Ushtarake, përgjegjëse për NATO-n dhe Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

Ajo ishte Shefe e Shtabit të Zëvendës Sekretarit të Shtetit dhe, më herët në karrierën e saj, Asistente Speciale e Sekretarit Colin Powell. Ajo ishte gjithashtu një anëtare e delegacionit të SHBA në Bisedimet Gjashtëpalëshe për çështjen bërthamore të DPRK-së. Detyrat jashtë shtetit përfshijnë Turqinë, Irakun, Republikën e Koresë, Japoninë dhe Kinën. Yuri Kim ka një B.A. nga Universiteti i Pensilvanisë dhe një M.Phil. nga Universiteti i Kembrixhit. Ajo u rrit në ishullin Guam. /Pamfleti

Lini një Përgjigje