
Prokuroria e Posaçme vijon të marrë mbështetje nga ndërkombëtarët. Ndonëse politika e sulmon dhe anatemon, në krah të saj kanë dal dhe austriakët.
Një grup ambasadorësh të Austrisë në shtete e rajonit kanë ardhur për vizitë në vendin tonë dhe kanë takuar prokurorët e SPAK.
Ambasada austriake bën me dije se ata mbështesin punën e prokurorisë, teksa kërkojnë që të garantohet pavarësia e saj. Mbështetja e saj vjen në një kohë kur SHBA është tërhequr momentalisht.
“Pak muaj më parë u hap rruga për negociatat gjithëpërfshirëse të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Austria është qartazi e përkushtuar ndaj perspektivës së Shqipërisë në BE dhe po mbështet, ndër të tjera, zbatimin e reformës në drejtësi. Kështu, ambasadoret dhe ambasadorët austriakë të rajonit të Ballkanit Perëndimor shkëmbyen ide edhe me përfaqësues të Strukturës së Posaçme për Luftën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), gjatë konferencës së tyre në Tiranë. Pavarësia e SPAK-ut në hetimin, ndjekjen dhe gjykimin e rasteve të korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar është thelbësore për forcimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri”, njofton ambasada.
Lini një Përgjigje