TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Mars 2025, 18:51

Truku i Berishës për të ndihmuar aleatët/ I jep “borxh” kandidatët për të përfituar fonde parlamentare pa pasur deputetë!

Shkruar nga Pamfleti

Truku i Berishës për të ndihmuar aleatët/ I jep

Disa kandidatë të Partisë Demokratike në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, janë të regjistruar në listat që iu dorëzuan Komisionit Qendror të Zgjedhjeve si përfaqësues të partive aleate.

Për shembull Klevis Balliu, drejtues politik i PD-së në Njësinë 3 renditet si kandidat në listën e Frymës së Re Demokratike në Tiranë.

Edhe kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Besart Xhaferri, është regjistruar si kandidat i Partisë Balli Kombëtar Demokrat. Ndërkohë, në Shkodër, deputetja demokrate Greta Bardeli është regjistruar si kandidate e Partisë Demokristiane.

Truku i Berishës për të ndihmuar aleatët/ I jep

Ky truk i bërë nga PD ka për qëllim përfitimin e fondeve publike të alokuara për partitë parlamentare. Pas përfundimit të zgjedhjeve dhe këta individë do jenë deputetë, partitë që ata përfaqësojnë formalisht do të përfitojnë automatikisht fonde nga buxheti i qeverisë për partitë parlamentare. Megjithatë, një lëvizje e tillë është manipulim për të marrë fonde publike në favor të partive të vogla joaktive./TCH

Lini një Përgjigje