TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Mars 2025, 20:51

Berishës nuk i ndahen telashet, qytetari e zë ngushtë: Ke prishur shtëpi e na flet për legalizime, dëmi është bërë mullar

Shkruar nga Pamfleti

Berishës nuk i ndahen telashet, qytetari e zë ngushtë: Ke prishur

Sali Berishës duket se nuk i ndalen telashet. Ai ka zbritur në shesh për takim me qytetarët, por një gjë e tillë ka dhe pasojat e veta, për më tepër që Berisha është provuar një herë.

Dje ai pati një takim me ish-pronarët, ku njëri prej tyre e bëri për “ujë të ftohtë”. Ndërkohë sot Berisha prezantoi planin për legalizimit, ku sërish pati zëra kritikë.

Fatkeqësisht ngaqë këta kanë 12 vite që qeverisin dëmi është bërë mullar. Janë prishur shtëpi dhe nuk kanë ngelur gjurmë. Edhe për faj të PD-së. Janë prishur pronat që nuk kanë pasur legalizimin e ato nuk ekzistojnë fare. Ata që janë prishur e nuk ka pasur legalizim janë të shumta. 47 familje nuk kanë gjurmë fare, nuk marrin bonus, nuk ekzistojnë se ishin në process legalizimi e nuk njiheshin. Ka shumë dhe tek ‘5 maji’, ‘Astiri”, ‘Lapraka’. Janë njerëz kryesisht opozitarë. Këtu është votuar gjithmonë djathtas”, tha një qytetar.

Berisha pranoi gabimin dhe tha se ata që dëmtuan banesat do të marrin ndëshkimin e merituar nëse do të vijë në qeveri pas zgjedhjeve të 11 majit.

Lini një Përgjigje