
Kryeministri Edi Rama prej orës 09:00 po zhvillon një maratonë bisedash dhe prezantimesh me kandidatët e listës së mbyllur dhe të hapur të PS-së për zgjedhjet e 11 majit.
Jona Osmani është një nga emrat që Rama ka kandiduar në listën e hapur, ndërsa ishte pjesë e podcastit ‘Flasim’.
Gjatë bisedës me Ramën, Osmani ka thënë se “gjyshin e ka me Saliun”
Batutat
Osmani: Gjyshin nga ana e mamit e kam të djathtë të flaktë, ai është me Saliun. U mërzit shumë kur pa që kisha aplikuar.
Rama: Pse, akoma është me ata? Po nuk e kupton që ka gjithë atë det në Durrës dhe ai rri e sheh kënetën?
Osmani: Ka premtuar këtë radhë që do të votojë ndryshe.
Rama: Eh, nëse nuk të voton as ty, nuk di ç’të them më. O gjysh, çfarë bëhet mo gjysh! Po mirë, pse janë këta akoma me atë parti?
Osmani: Shiko, është ky perceptimi që PS-ja është akoma vijimësi.
Rama: Çfarë vijimësi, se na mbytën me këtë “vijimësinë”! Po të ishte vijimësi, nuk do t’i vinte radha mbesës tate. Gjithë gjyshërit të na votojnë, që të shkojnë në atë botë me pasaportën e BE-së!
Lini një Përgjigje