TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Mars 2025, 15:46

“Berisha e ka të humbur garën”, Bejko: SPAK mund të jetë “nëpër këmbët” e partive para zgjedhjeve

Shkruar nga Pamfleti

“Berisha e ka të humbur garën”, Bejko: SPAK mund të

Roland Bejko ndan bindjen se SPAK do jetë nëpër këmbët e partive politike edhe para zgjedhjeve të 11 majit.

Nga studio e lajmeve të MCN TV, ai deklaroi se një pjesë e mirë e emrave që ka përfshirë Edi Rama në listën e kandidatëve për deputetë, tashmë janë thirrur nga SPAK, për tu pyetur dhe në perceptimin publik janë ata që duket se e kanë mbushur kupën.

Sipas tij, nëse do të ketë kandidatë që rrezikohen nga SPAK, këta do të jenë te Partia Socialiste, Partia Demokratike dhe aleanca e saj.

Bejko shtoi se Sali Berisha e ka të humbur garën dhe se që kur e ka formuluar listën e kandidatëve është nisur me idenë që nuk do i fitojë zgjedhjet.

Klotilda Bushka është thirrur para disa kohësh nga SPAK, ka ministra të tjerë që janë thirrur në SPAK prej denoncimeve të opozitës. Nuk është vetëm Taulant Balla, zoti Berisha për politikën e tij të ditës i përmend për t’i diskretituar ata. Është politike, është garë se kush do të fitojë më shumë vota. Përderisa këta si Taulant Balla dhe ministra të Partisë Socialiste janë të ngarkuar, zoti Berisha do e shfrytëzojë deri në minutë të fundit për të bërë këtë garë negative. Edhe opozita mund të jetë e ekspozuar përballë SPAK, se në të kaluarën e tij Berisha ka qeverisur për një kohë të gjatë. Edhe zoti Berisha është në hetim.

Nëse do të ketë kandidatë që rrezikohen nga SPAK, këta do të jenë te PS dhe PD dhe aleanca e saj. Disa prej këtyre aleatëve ka ngarkesa që herët apo vonë do i çojnë në SPAK, si dhe ka prej tyre që paraqiten aktualisht. Më shumë do përfitojnë partitë që janë kundër PS dhe PD. Sali Berisha nuk i tejkalon votat e marra nga Lulzim Basha në 2021. Lista e zotit Berisha është lista e besimtarëve të tij, se e shikojnë Berishën si fe. Nëse fitojnë me këto bravo i qoftë. Zoti Berisha e ka të humbur garën, se që kur e ka formuluar këtë listë është nisur me idenë që nuk do i fitojë zgjedhjet, se ndryshe duhet të kërkonte koalicionet dhe listat e hapura”, tha ai.

Sa i takon tërheqjes nga deklaratat kundër drejtësisë nga Kryeministri, Bejko thotë se Edi Rama është kalkulator dhe pragmatist i mirë elektoral.

Ndoshta e ka testuar ato ditë kur sulmoi drejtësinë dhe tregoi solidaritet për bashkëpunëtorin e tij Erion Veliaj. Në bazë të testimit që i kanë bërë opinionit, kuptuan se humbisnin vota. Se shumica e qytetarëve janë në mbështetje të drejtësisë së re. Ndërsa Berisha vazhdon me sulmet. Nëse do vazhdojë të mbrojë zotin Veliaj, Rama do e ketë barrë elektorale se jemi para zgjedhjeve. Madje mund ta ketë dorëzuar vetë Rama, sepse donte t’i zinte vendin dhe këtë teori e besoj. Nga kampi i majtë vlerësohej si i tillë Veliaj, ndërsa nga krahu i djathtë si zëvendësues shiheshin ata që ishin kundër Berishës”, tha ai.

Lini një Përgjigje