TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Mars 2025, 13:56

Dash Sula rikthehet sot në listën e PD në Elbasan? Ivi Kaso: Do të ishte surprizë

Shkruar nga Pamfleti

Dash Sula rikthehet sot në listën e PD në Elbasan? Ivi Kaso: Do

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, nuk ra dakord as për të qenë pjesë e koalicionit ‘Nisma Shqipëria Bëhet’ të drejtuar nga Adriatik Lapaj, pas largimit nga lista e hapur e PD-së në Elbasan.

Por pasi kryedemokrati Sali Berisha i bëri sërish ftesë për ta menduar qëndrimin në PD, duket se janë përhapur lajme se Dash Sula po përgatit rikthimin në listën e PD-së në qarkun e Elbasanit.

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Qarkun e Korçës Ivi Kaso tha se ishte hera e parë që e dëgjonte këtë lajm. Ai u shpreh për “A2 CNN” se do të surprizohej nëse Dash Sula do të kthehej në listën e PD-së në Elbasan, megjithëse nuk konfirmoi nëse ka bisedime për një zhvillim të tillë.

"Paskeni më shumë burime se mua, nuk e kam dëgjuar një gjë të tillë. Do të më dukej surprizë që Dash Sula të futej sot në listën e PD në Elbasan. Do më dukej surprizë, pavarësisht se Sula ka qenë dhe është deputet i PD. Ai ka ushtruar aktivitet politik brenda kësaj force dhe kjo që thoni ju do të ishte krejt e natyrshme në kushte normale. Nuk e kam dëgjuar ndonjëherë, nga ju po e dëgjoj për herë të parë", tha Ivi Kaso.  

Lini një Përgjigje