TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Mars 2025, 11:53

Katër muslimanë në garë për kryepeshkopin e Kishës Ortodokse Shqiptare

Shkruar nga Pamfleti

A do t’i besojnë besimtarët e vërtetë se këta klerikë që kanë ndryshuar qyrkun janë vërtetë të përkushtuar për të drejtuar kishën?

Katër muslimanë në garë për kryepeshkopin e Kishës
Nesër vendoset edhe zyrtarisht pasusi i Anatsas Janullatosit në krye të Kishës Ortodokse Shqiptare. Katër janë pretendentët kryesorë për të zëvë vendin e grekut, i cili sipas të gjitha gjasave ka hyrë në procedurat ekumenike të shenjtërimit. Janë shtatë kryepriftërinj të KOAKSH që do të zgjedhin ndërmjet këtyre personave: Fatmir Abedin Pelushi (Mitropoliti i Korçës, Joani), Artan Lutfi Merdani (Mitropliti i Elbasanit, Andoni), Adrian Pelivan Hyka (Mitropoliti i Fierit, Nikolla), Enkeled Gjolek Mamaj (Peshkopi i Krujës, Anastasi).

Ndërkaq, dy rivalët që sipas gjasave do të ndajnë 7 votat janë Joani i Korçës dhe Anastasi i Krujës. Të dy, bashkëpuntorë shumë të afërt me Janullatosin. Joani ka qenë një bashkëpunëtor i vjetër prej 33 vitesh i kryepeshkopit të ndjerë, por nuk është afruar asnjëherë në qendër, duke drejtuar metropolin e Korçës. Ndërkaq, pretendenti tjetër Anastasi i Krujës, është de fakto edhe drejtues i Metropolisë së Tiranës, froni ekumenik i Janullatosit.

Katër muslimanë në garë për kryepeshkopin e Kishës

Në Sinodin e Shenjtë janë dhe tre të tjerë; dy grekë e një shqiptar. Mitropoliti i Beratit Asti Balkallbashi, konsiderohet jashtë loje, edhe si pasojë e problemeve të rënda shëndetësore, që siç mësohet kanë rënduar mendjen e tij. Madje, thuhet se shpesh kanë sjellë psikiatër fshehtas nga Greqia, për ta qetësuar. Ndërsa për dy grekët është përjashtuar gara. Janullatos, por edhe autoritetet e kishës greke kanë vendosur që të mos ketë më një grek në krye të Kishës, pasi do të provokonte një situatë përplasje dhe konflikti të vazhdueshëm.

Së paku, nga ana e kombësisë, është vendosur që kreu i kishës të jetë shqiptar, që askush të mos kërkojë më një rimarrje të KOAKSH. Por edhe pse janë shqiptarë, të gjithë këto kandidatë nuk janë gjë tjetër veçse klerikë të krijuar nga mendja dhe dora e Janullatosit. Madje, një nga pretendentët kryesor, ka kërcyer në karrierë me vetëm 4 vjet të shuguruar prift.

Por ajo që bën përshtypje është se të 4 kandidatët për kreun e kishës janë muslimanë në lindje, ata janë konvertuar dhe pagëzuar në moshën madhore të tyre. Një situatë kjo e çuditshme, pasi edhe pse fakti i ndërrimit të fesë është një gjë e njohur në të gjitha religjionet, në krye të institucionet përgjithsisht zgjidhet një person që ka një origjinë të pastër fetare. E në Shqipëri nuk mungojnë klerikët ortodoksë që vijnë nga tradita familjare e më shumë në këtë lëmi. Sidoms në fshatra e zona, ku ka pasur një organizim të mirë të organizmave religjioze. Por asnjëherë Janullatosi nuk ka afruar për në organizmat klerikale njerëz që vijnë nga tradita ortodokse shqiptare.

Duket qartë se qëllimi ka qenë për të mos i dhënë kësaj kishe traditën e vjetër e baballarëve të saj e të dishepujve, por ka ofruar muslimanët e konvertuar të cilët i ka ngjitur deri lart. Por a do t’i besojnë besimtarët e vërtetë se këta klerikë që kanë ndryshuar qyrkun janë vërtetë të përkushtuar për të drejtuar kishën?

Qëllimi duket është tjetërkund, për të afruar sa më shumë të konvertuarit si një lob kryesor në kishë, që të rritet numri i armatës ortodokse, e cila nga të gjitha regjistrimet del mjaft i reduktuar. /Pamfleti

kisha ortodokse e shqipërisë mitropoliti i korçës joani mitropliti i elbasanit andoni peshkopi i krujës anastasi mitropoliti i fierit nikolla

Lini një Përgjigje