
Ilir Alimehmeti, i cili garon në listën e hapur me koalicionin ‘Shqipëria e Madhërishme’ në qarkun e Tiranës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit thotë se partitë e reja duhej të bënin koalicion kundër Edi Ramës.
I ftuar në një studio televizive, Alimehmeti tha se ata që e mendojnë që Rama duhet të largohet më 11 maj, duhet të bashkoheshin në një front.
Alimehmeti shtoi se kjo ishte një mundësi kur duhej maksimalizuar vota kundër Ramës.
“Ndoshta me zotin Qori është vështirë të bashkëpunojmë. Kushdo që e mendon që Rama duhet të largohet më 11 maj, duhet të bashkoheshin në një front.
Në një shtet ku jemi në gropën e korrupsionit doja të shihja njerëz që nuk e kishin këtë problem. Ka pasur negociata.
Duhej maksimalizuar vota kundër Ramës. Dikusht mund të gabojë por ne i japim kohë të reflektojë”, tha Alimehmeti.
Lini një Përgjigje