TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Mars 2025, 21:42

A do të jetë djali i Donald Trump i ftuari "surprizë" në podkastin e Edi Ramës?

Shkruar nga Pamfleti

A do të jetë djali i Donald Trump i ftuari "surprizë"

Sipas këtyre “gojëve të liga”, në podcastin e nesërm të Ramës do të shfaqet Donald Trump Jr, djali i madh i presidentit të SHBA-ve.

Kryeministri Edi Rama, ka paralajmëruar në rrjetet e tij sociale për një intervistë surprizë në podcastin e tij të radhës, ditën e nesërme. ‘Gojët e liga’ lart e poshtë, flasin për një intervistë që do ta kishin zili të gjithë drejtuesit e emisioneve politike në vend. Sipas këtyre “gojëve të liga”, në podcastin e nesërm të Ramës do të shfaqet Donald Trump Jr, djali i madh i presidentit të SHBA-ve.

Nëse kjo do të rezultojë e vërtetë, Rama do t’i japë një goditje të madhe opozitës e cila mburret prej kohësh me ardhjen e presidenti Trump në pushtet.

Pavarësisht se nuk ka asgjë zyrtare për këtë vizitë të papritur që djali i Trump mund të bëjë në Shqipëri, sërish ka shumë gjasa që një gjë e tillë të realizohet. Duke marrë shkas nga vizita e papritur e Trump Jr në Beograd dhe takimin e tij me presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, gjithçka mbetet e hapur.

Vuçiç e përdori vizitën e djalit të Trump, në një kohë kur Beogradi ka shpërthyer në protesta kundër tij. Megjithatë, kjo përpjekje e tij për të qetësuar turmat dhe për t’i shpërndarë ata duke shitur veten si pro amerikan nuk funksionoi.

Madje ditën e sotme djali i Trump publikoi në mëngjes një intervistë me presidentin serb Aleksandar Vuçiç, të regjistruar gjatë vizitës së tij në Beograd. Në episodin hapës të podcast-it të tij "Triggered" të publikuar në rrjetin Rumble, Donald Trump Jr, foli me Vuçiç për pozicionin e Serbisë në Evropë, bombardimet e NATO-s në vitin 1999 dhe protestat që po zhvillohen në vend si dhe për Kosovën.

Intervista në vetvete dukej një tip “qoke” që të dyja palët i bënin njëra-tjetrës duke shkëmbyer komplimente se sa të 'mrekullueshëm' janë dy liderët Trump-Vuçiç dhe se sa të përbashkëta kanë dy drejtuesit aktual. Sa i takon çështjes së Kosovës, Vuçiç tregohet i kujdesshëm dhe i matur, ndoshta duke e mos qenë i sigurt mbi qëndrimin e SHBA-së ndaj Kosovës, nuk e ngacmoi atë si çështje.

Lini një Përgjigje