TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Mars 2025, 19:16

"Rama i futi shqelmin deputetëve të vjetër për të mbajtur besnikët", Maliqi: Lista e PS në Berat qesharake

Shkruar nga Pamfleti

"Rama i futi shqelmin deputetëve të vjetër për të

Drejtuesi i Partisë së Lirisë në Berat, Lefter Maliqi tha se Rama ka dalë në zgjedhje me besnikët e vet. Ai shprehet gjithashtu se deputetët e vjetër të PS i ka futur në listë të hapur, 'i ka futur shqelmin', ndërsa kërkon të mbajë në listë të mbyllur vetëm besnikët e tij që ka pasur në Bashki.

Sipas Maliqit, ky është një përpjekje e Ramës për të ruajtur pushtetin dhe për të garantuar një kontroll të plotë mbi Partinë Socialiste, duke shpërfillur kështu interesat e socialistëve të ndershëm dhe të qytetarëve.

Ai ka vlerësuar se listat zgjedhore të propozuara për qarkun e Beratit janë një turp, pasi sipas tij nuk i shërbejnë as qarkut dhe as socialistëve të vërtetë.

Maliqi thekson se Rama po përpiqet të mbajë nën kontroll Rilindjen përmes pastrimit të terrenit politik dhe se përpjekjet e tij për të kontrolluar Partinë Socialiste janë të dëmshme për demokracinë.

“Rama ka dalë me besnikët e vet, me deputetët e partisë socialiste, të vjetrit i ka futur në listë të hapur, i ka hedhur tutje, i ka futur shqelmin, sepse e di shumë mirë që do të jetë në opozitë, kërkon të mbajë vetëm besnikët e tij që ka pasur në Bashki, si Spiropali e famshme e Skënderbeut, kështu edhe Manastirliu, kështu edhe të tjerë.

Kështu që, pjesë të SPAK, kjo listë është në të gjithë Shqipërinë, po pastron terrenin tek Rilindja, në mënyrë që ta ketë të lehtë të mbajë Partinë Socialiste.

Sa i përket Beratit, kemi një listë qesharake që nuk i shërben aspak as socialistëve të ndershëm të Beratit, por as qarkut të Beratit, kështu që kur ju jap unë mesazhin që në qarkun e Beratit del 4 me 3, e njëjta histori do ndodhi në të gjithë Shqipërinë.

Jemi në një përballje dinjitoze me krimin dhe gjithnjë njeriu i ndershëm, njerëzit e sakrificave i japin goditje dërrmuese krimit, sigurisht që edhe fitorja e Donald Trump, fitorja në Amerikë, fitorja në Gjermani e ka motivuar e ka frymëzuar opozitën e bashkuar, njëkohësisht edhe ardhja e kryestrategut të fushatës së Donald Trump është një ogur shumë i mirë”, tha Maliqi për “Syri Tv”.

Lini një Përgjigje