TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Mars 2025, 20:50

“Vidhni se edhe pak ditë ju kanë mbetur”, Rama replika me komentuesit: E kam ndarë mendjen, Shqipëria në BE!

Shkruar nga Pamfleti

“Vidhni se edhe pak ditë ju kanë mbetur”, Rama replika me

Kryeministri Rama iu është përgjigjur ndjekësve sot në rubrikën “Sy më Sy”, pas inaugurimit të tunelit të Murrizit.

“Vidhi vidhni se edhe pak ditë që ju kanë mbetur”, shkroi një komentues në Facebook.

Ndërsa kryeministri iu përgjigj duke i thënë se e ka ndarë mendjen ndërsa shton se synimi i tij është ta bëjë Shqipërinë anëtare të BE deri në vitin 2023.

“Po pse e thua llafin e keq. Apo ta do emri ta mbash me nder duke e sharë. Palokë duhet ta dish që kjo vepër është bërë me PPP.

Çdo vepër infrastrukture që ne ndërtojmë është vetëm me standarde europiane. Ne e kemi ndarë mendjen, do ta bëjmë këtë vend anëtar të Bashkimit Europian deri në 2023 dhe kjo do të thotë që jo vetëm çdo shqiptari do t’i japë një pasaportë europiane por edhe Shqipërinë do ta pasaportizojmë në Europë me standarde evropiane”, tha Rama.

Lini një Përgjigje