
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka folur lidhur me listën e kandidatëve të Partisë Socialiste për zgjedhjet e ardhshme. Ajo shpreh se shumë prej emrave në listën e PS-së nuk i njeh, duke theksuar se një pjesë e madhe e madhe të kandidatëve nuk i ka dëgjuar më parë.
Tabaku e cilësoi deputetin Erion Braçe si një “deputet 24 karat”, ndërsa shprehu shqetësimin se 80 përqind e listës së PS-së ishte e panjohur për të.
Ajo shtoi se lista e mbyllur në Tiranë ishte “e përmbysur”, pa prezencën e individëve me peshë dhe kontribute të dukshme. Tabaku e cilëson Partinë Socialiste si të degraduar gjatë kohëve të fundit.
“Nuk njihja një pjesë të emrave në listën e PS-së. Erion Braçe prsh është një deputet 24 karat, që jeton me parlamentarizmin. Në tërësi, 80 përqind të listës së PS-së nuk e njihja.
Lista e mbyllur në Tiranë është e përmbysur. Nga pikëpamja e peshës dhe e kontributeve nuk pashë dikë aty, siç kisha pakënaqësi unë. Për mua, PS ka kohë që ka degraduar”, u shpreh Tabaku për “News 24”.
Lini një Përgjigje