TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Mars 2025, 21:07

U tërhoq apo e hoqën nga listat? Adriatik Lapaj tregon se çfarë ndodhi me Dashnor Sulën

Shkruar nga Pamfleti

U tërhoq apo e hoqën nga listat? Adriatik Lapaj tregon se

Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula, i cili me një lëvizje të minutave të fundit përpara se të dorëzoheshin listat e kandidatëve për deputet iu bashkua koalicionit të Adriatik Lapajt, është tërhequr ditën e sotme.

Dakordësia për të garuar nën logon e tyre u arrit vetëm pas pakënaqësisë që Sula pati me Sali Berishën për pozicionin e tij në lista. Ende nuk dihet se çfarë ka detyruar deputetin demokrat të tërhiqet nga koalicioni i drejtuar nga Adriatik Lapaj dhe Endri Shabani, por duket se ka pasur divergjenca teknike mes tyre.

Lidhur me tërheqjen e Sulës, ka ardhur dhe një reagim nga drejtuesi i koalicionit, Adriatik Lapaj.

“Ka qenë proces. Janë të shumtë ata që kanë shprehur dëshirën për të qenë në listat tona e me të cilët kemi diskutuar si qytetar, por që nuk janë finalizuar për arsye të ndryshme që nisin nga formula e Kodit Zgjedhor e deri te vendimet e strukturave tona që janë të paevitueshme në finale”, tha drejtuesi i koalicionit, Adriatik Lapaj për Report TV.

Po ashtu, për Report Tv, përfaqësuesi i koalicionit dhe bashkëkryetar i 'Nismës Thurje', Pano Soko, nën logon e të cilit do të përfaqësohej Sula thotë se nuk është gjetur dakordësia për çështje teknike, ndonëse ishin diskutuar më herët.

Lini një Përgjigje