
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka komentuar vendimin për t’u renditur në listat e hapura në Tiranë. Ajo u shpreh se ka pasur një bisedë të gjatë me kreun e PD-së, Sali Berisha, pas primareve.
Tabaku theksoi se kjo është një strategji e PD, ku sipas saj ndoshta Berisha ka menduar se ajo është një kandidate e fortë dhe mund të tërheqë votat e një shtrese të caktuar, siç janë ata të shtresës së mesme dhe njerëzit me profesione të lira.
Në një intervistë për “News 24”, Tabaku tha se ky vendim është marrë me qëllim që të maksimizohet vota e PD-së. Ajo e cilësoi si një lëvizje strategjike që mund të sjellë efekt pozitiv në fushatën zgjedhore.
“Vendimi është marrë dhe të shikojmë sesi ta maksimizojmë votën e PD-së. U gjykua që nuk ka vend për mua. Kam pasur diskutim të gjatë me Berishën, fola me të për fushatën time, mënyrën sesi do të bëj fushatë. Ishte gjetur kjo zgjidhje. Ndoshta PD e ka menduar se unë jam shumë e fortë dhe në pjesën e hapur ndoshta tërheq votat e shtresës së mesme, të njerëzve të lirë dhe me profesione. Ndoshta është strategji elektorale”, tha deputetja e PD.
Lini një Përgjigje