
Që prej publikimit të listave të hapura, në Partinë Socialiste kanë nisur fraksionet dhe pakënaqësitë.
Në listat e hapura janë vendosur ata që shiheshin si senatorët socialistë dhe beteja për një mandat është më e forta që prej sistemi mazhoritar të vitit 2005.
I tillë është rasti i deputetit Erion Braçe, i cili për herë të parë rrezikon të mbetet jashtë parlamentit.
Kjo për faktin se Erion Braçe është spostuar nga qarku i Fierit që prej vitesh kishte lidhje me zonën, në një qark tërësisht të ri për të.
Ky spostim i detyrueshëm dhe pa dëshirën e Braçes, rrezikon që në zgjedhjet e 11 Majit, të mos sigurojë dot një mandat të ardhshëm në parlamentin shqiptar.
Mjafton të bësh një llogaritje të thjeshtë. Në Tiranë janë 37 mandate, nga të cilat PS në rastin më te mirë merr 20 mandate. Nga këto, 12 mbeten në listë të mbyllur dhe 8 në listë të hapur.
Për 8 kandidatët e listës së hapur, do të jenë 5 burra fitues, ndërsa 3 mandatet e tjera do jenë gra nga kuotat gjinore.
Në garën e Tiranës janë 22 burra kandidatë për maksimumi 5 poste parlamentare. Dhe kjo është një nga arsyet pse Erion Braçe çdo ditë publikon statuse lamtumire, pasi beteja për të është pothuajse e pamundur.
"Çdo gjë e re nis nga respekti! Të hënën, Grupi Parlamentar i PS, ka mbledhjen e fundit para zgjedhjeve të reja politike, parlamentare; Proceset që i paraprijnë zgjedhjeve, kanë sjellë faktin që një pjesë e kolegëve të mi-deputetë të PS, nuk do kandidojnë me dhe nuk do jenë më deputetë;
Unë kam jetuar me ta, kam bërë beteja me ta, kam fituar bashkë me ta, jemi gëzuar e hidhëruar për ngjarjet e njëri-tjetrit, unë kam jetuar me ta; çdo gjë e re, nis nga respekti për ta e për cilindo socialist që ka votuar për ta, çdokënd tjetër që i bëri fitues;
Ndaj dua t’i falenderoj për gjithçka që kanë dhënë e kanë bërë, tu shpreh mirënjohjen për korrektesinë gjatë gjithë kësaj kohe-kanë qenë fuqia e pushtetit të PS për katër vite bashkë!
Dua ta nis falenderimin tim me koleget e mi të qarkut Fier, Petron, Linditën, Baftjarin, Ismetin, Tatjanën, Mirelën, Bujarin, të peshuar fort nga njerëzit me gati 24 mijë vota personale;
Pastaj;
Dua të falenderoj kolegët e mi të komisionit të Ekonomisë, Shpresën e mirë, paqësore e të zonjën, Pranverën e vrullshme e kokëfortë në parimet e saj e profesionalizmin, Ilir Topin e Ilir Metajn-burrat pa kompromis ku qetësia dhe ashpërsia shkojnë në një;
Më tej;
Dua të falenderoj kolegët e mi të Ligjeve, Edin, Gerten, Klevisin, para të cilëve u paraqita shpesh dhe gjithëherë kam marrë mbështetje;
Më tej edhe njëherë;
Dua të falenderoj kolegët e Bujqësisë, Laert e Baftjar, Ismet, edhe prej jush mora mbështetje për nismat e bujqësisë, pavarësisht si të tjerët votuan në fund; Po këtu, dua të falenderoj pafund një grua të fortë-profesoreshë Luljeta Bozon, gruan që sa herë e shihja-një simbol fuqie e vendosmërie, qetësie e mençurie, mësoja çduhej të bëja me mirë e deri në fund;
Më tej akoma;
Dua të falenderoj tre miq të mirë;
Nasipin qetësinë e vendosmërinë e të cilit e njoha që herët, nderin e dinjitetin e pata përballë edhe në garë, edhe në qeverisje-une si opozitar, edhe tani bashkë aty në sallen e Kuvendit; gjeneral Kollçakun që e njoha në situatën më të vështirë deri tani-Tërmetin e Thumanës, ku ishte kudo për të ndihmuar njerëzit; Paulinin, malësorin e mirë, mikun e shumë betejave të fituara si askush tjetër….
Në fund;
Dua të falendëroj të gjithë kolegët e tjerë, burra e gra të mirë e të zotë, asnjëherë problem për grupin dhe komunitetet e tyre, fuqia reale e garantuese -jo thjesht numerike e një mazhorance që ka mbështetur aq fortë qeverinë e saj; në kushte ekstreme e të vështira. Ju jam përulësisht mirënjohës për gjithçka ishit-kurrë problem as në grup e as në komunitet, për gjithçka bëtë në grup e komunitet, për gjithçka dhatë kudo; keni bërë mirë e të jeni krenarë përballë edhe këtë! Dua çdo të mirë për ju", shkruan Braçe.
Lini një Përgjigje