Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në nëj konferencë për mediat, ka kritikuar premtimet e kryeministrit Edi Rama për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, duke i cilësuar ato si “përralla.”
Berisha theksoi se me rrogat dhe pensionet aktuale, Shqipëria nuk ka asnjë mundësi të integrohet në BE. Ai i bëri thirrje qytetarëve që të mbështesin fitoren e PD-së, duke e quajtur këtë një hap të rëndësishëm për të ardhmen e vendit.
"Më 11 maj, Shqipëria madhështore do realizojë fitore të thellë. Kam parë një entuziazëm të madh tek shqiptarët në Shqipëri dhe jashtë saj. Sa i përket premtimeve të Ramës për integrim në BE, janë përralla. Nuk ka asnjë shans që Shqipëria me këto rroga e pensione të hyjë në Bashkimin Europian", shprehet Berisha.
Lini një Përgjigje