
Kryeministri Edi Rama prej mëngjesit po zhvillon në podcastin e tij ‘Flasim’ një bashkëbisedim prezantues me kandidatët socialistë për deputetë në zgjedhjet e 11 majit.
Mes atyre që u përballën me Kryeministrin ishte edhe Onid Bejleri, që renditet në atë që konsiderohet si lista e sigurtë e Qarkut të Shkodrës.
Rama shkëmbeu batuta me kandidatin, të cilit iu drejtua “je pak demokrat ti”, ndërsa Bejleri me sportivitet iu përgjigj “nuk është turp me qenë demokrat”.
Batutat
Rama: Onid, ti je pak demokrat, ose ke qenë pak demokrat.
Onid: Ça të doni ju, kam qenë. Tani më thoni ju çfarë do bëhem.
Rama: Jo, sepse… nuk ka problem.
Onid: Nuk është turp me qenë as demokrat.
Rama: Asnjëri nuk është perfekt.
Fillimisht, kreu i qeverisë nisi podcasting me një monolog ku shpalosi qartë synimin e PS, marrjen e një mandati të katërt për të bërë të mundur integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Teksa foli për lehtësitë që sjell në jetën e shqiptarëve integrimi në BE, kreu i qeverisë u bëri thirrje shqiptarëve që nëse duan në duar një pasaportë europiane, më 11 maj duhet t’i japin PS mandatin më të fortë se asnjëherë. Mbajtja e kësaj pasaporte, do tu jepte qytetarëve të vendit tonë shanse të barabarta me ata evropianë.
“Ne mund ta mbyllim përfundimisht këtë histori poshtëruese dhe mos të na ndajë më askush si dele të zeza nga tufa e bashkudhëtarëve tanë europian kur hymë në një kufi. Të mos i japim më llogari një polici në aeroport sepse po hynë në BE. Ne mund t’i sigurojmë çdo shqiptari pasaportën europiane të Shqipërisë 2030. Në këtë pasaportë duhet të shtohet diçka themelore, BE Republika e Shqipërisë. Për t’ju dhënë pasaportën e BE, na duhet një mandat më i fortë se tre mandatet e mëparshme”, tha Rama.
Lini një Përgjigje