TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Shtator 2025, 13:58

Gjekmarkaj ironi me Peleshin: Jeni kthyer si edukator i opozitës

Shkruar nga Pamfleti

Gjekmarkaj ironi me Peleshin: Jeni kthyer si edukator i opozitës

Nënkryetari demokrat i Parlamentit, Agron Gjekmarkaj, nuk i kursyer ironitë në drejtim të maxhorancës, gjatë seancës plenare.

Ndërsa e cilësoi Peleshin si edukator të opozitës, Gjekmarkaj tha se në këtë sallë duhet të mbizotërojë debati dhe jo të diskutohet për procesverbalin.

“Kolegë të maxhorancës vinë me kaq gëzim për të votuar dhe nuk trishtohen që nuk flasin prej 1 muaj në Kuvend. Kjo është sallë e politikës, e debatit, por e keni kthyer në sallë të procesverbaleve.

Duhet të ishte programi i qeverisë, fjala e saj, që mungoi. Keni kohë që ta rregulloni gabimin, që në fakt është faj. Për sa kohë do të bëni edukatorin e opozitës, ju zoti kryetar ju duhet një fjalor.

Ju mund të thoni që Gjekmarkaj është i thinjur, po është i thinjur. Nëse është gjatosh, atëherë është i gjatë dhe s’ka asgjë për t’u ofenduar.”, tha ai.

Lini një Përgjigje