TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Shtator 2025, 13:40

Noka përplaset me Peleshin: Nuk je sufler që t'iu ndërhysh deputetëve  

Shkruar nga Pamfleti

Noka përplaset me Peleshin: Nuk je sufler që t'iu ndërhysh

Deputeti i Partisë Demokratike ka zhvilluar një debat të fortë në Parlament duke akuzuar kryeparlamentarin Niko Peleshi se e ka kthyer Kuvendin në një stallë.

Shkak u bë ndërhyrja që kryeparlamentari i bëri ligjvënësit opozitar teksa ai mbante fjalën për shkeljen e rregullores nga mazhoranca, duke futur 17 projektligje brenda një dite pa dakordësinë e opozitës.

“Mos e trajtoni si çështje ping-pongu atë të Parlamentin. Keqardhje për kryeparlamentarin kur sheh si drejton dhe menaxhon seancat plenare. Ka Kushtetutë dhe një rregullore se si duhet të funksionojë Parlamenti. U mbajt Konferenca e Kryetarëve por nuk pati asnjë dakordësi siç tha kreu i grupit të mazhorancës, u kërkuan nga ne pika që nuk u pranuan… (ndërhyn Peleshi)”, tha Noka mes të tjerash.

Pasi ndërhyn kryeparlamentari, Noka i kthehet duke i kujtuar se nuk ishte sufler:

“Ke zakon të keq, nuk je sufler që t’i ndërhysh çdo deputeti. Mos ndërhy më lër të flas, kur të mbaroj unë ndërhyni ju…”.

Më tej deputeti demokrat vijoi fjalën e tij duke denoncuar mazhorancën për futje të rendeve të ditës në kundërshtim me rregulloren, pa debat dhe dakordësi.

niko peleshi flamur noka

Lini një Përgjigje